Donald Lu me Vjollca Hoxhën, ambasadori viziton Top Channel

11/03/2016 15:15

Këtë të premte, në ambientet e Top Channel erdhi për vizitë me kërkesën e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara zoti Donald Lu, i shoqëruar nga ekipi i këshilltarëve të tij politikë dhe të medias.

Zoti Lu u takua me Drejtoren e re të Top Channel, zonjën Vjollca Hoxha.

Zoti Lu dhe Zonja Hoxha biseduan gjatë për rolin e medias në shoqërinë shqiptare në këtë moment të rëndësishëm për vendin, që kërkon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe reformën në drejtësi.

Zoti Lu diskutoi gjithashtu me Zonjën Hoxha edhe problematika të tregut mediatik dhe të transmetimeve dixhitale, aty ku Top Channel dhe Digitalb janë faktorë të ndjeshëm dhe të fuqishëm dhe gjetën dakortësinë për nje sërë çështjesh.

Gjatë takimit, gati 60 minutësh, zoti Lu përgëzoi zonjën Vjollca Hoxha për detyrën e saj të re si Drejtore Ekzekutive e Top Channel dhe rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mediat e pavarura shqiptare si dhe mbështetjen e vendit të tij ndaj rolit në rritje të gruas shqiptare në shoqërinë dhe jetën publike të vendit, si në politikë, ashtu edhe në biznes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA