ATP Indian Wells, Del Potro kalon në raundin dytë
11/03/2016 00:00
Juan Martin del Potro rikthehet të luajë në turneun Masters të Indian Wells pas 3 vitesh mungese.
Argjentinasi, që kaloi një periudhë të gjatë dëmtimesh, u kualifikua për në raundin e dytë të këtij aktiviteti, duke mposhtur me shumë lehtësi amerikanin Tim Smyczek.
Në këtë ndeshje, Del Potro shpenzoi vetëm 69 minuta për të thyer kundërshtarin e tij, duke i fituar setet 6-4 dhe 6-0 dhe në raundin e dytë do të përballet me çekun Tomas Berdych.
U kualifikuan për në raundin e dytë të Indian Wells edhe Borna Coric e Frances Tiafoe. Kroati eliminoi në raundin e parë francezin Puij në 2 sete 6-2 dhe 7-5, ndërsa amerikani Tiafoe mundi Taylor Fritz në 3 sete 6-3; 2-6; 6-3.
Top Channel