Tashmë është zyrtare: Çmimi i Madh i Austin në Formula 1 do të zhvillohet. Ishte presidentit i cirkuitit të Amerikave, Bobby Epstein, që e ka bërë të ditur këtë lajm në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ky është viti i pestë që garohet në pistën teksane, gjë që do të festohet duke organizuar koncertin e këngëtares fituese te 10 çmimeve “Grammy”, Taylor Swift.
“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë zhvillimin e garës së Formula 1 në Austin si dhe mbajtjen e koncertit të Taylor Swift për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 5-vjetorin e pranisë së cirkuitit të Amerikave në kalendarin e Formulës 1. Nëpërmjet garës së Formulës 1 dhe këtij koncerti, ne u garantojmë tifozëve argëtimin më të madh në evenimentet sportive dhe muzikore të këtij viti. Ne mezi presim që të shohim tifozët që të vijnë në Teksas dhe në pistën e Austin, pasi fundjava kur do të zhvillohet kjo garë do të jetë fantastike”, deklaroi Epstein.
Çmimi i Madh i Austin do të zhvillohet në 23 tetor, ndërkohë që Botërori i Formulës 1 do të nisë në 20 mars me Çmimin e Madh të Australisë.
Emocionet e këtij kampionati edhe këtë vit do të përcillen drejtpërdrejt nga Top Channel.
Top Channel