Inter, Mancini: Qëndroj… nëse nuk më përzënë

09/03/2016 21:15

Roberto Mancini thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga pankina e Interit, gjithmonë nëse nuk e përzënë.

“Me siguri që do të vazhdoj të jem trajner i Interit, gjithmonë nëse nuk më përzënë. Është vetëm çështje kohe që Interi të rikthehet i madh. Presidenti ka investuar shumë dhe do të vazhdojë të investojë”, tha trajneri i zikaltërve në një intervistë për “calciomercato.com”.

Ne lidhje me merkaton, Mancini tha: “Nuk e di nëse do të vijë Banega. Ai është lojtar teknik, luan me kombëtaren e Argjentinës dhe kjo nuk është rastësi. Të shohim se çfarë ndodh në muajin qershor. Erkin? E njoh nga koha kur drejtoja në Turqi, është një lojtar i mirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA