“Fanatics” kundër të gjithëve   

09/03/2016 14:05

Derbi i tetë radhazi i humbur përballë rivalëve historikë të Partizanit, duket se ia ka sjellë në majë të hundës tifozëve bardhë e blu. Të njohur për besnikërinë e tyre ndaj fanelës dhe emrin e tyre që jo rastësisht është Fanatics, ata kanë shpërthyer poshtë dritares së presidentit Refik Halili.

Por thumbave të tifozëve nuk i ka shpëtuar edhe e shkuara artistike e presidentit Halili si këngëtar dhe aleati i tij më i madh në këtë kohe krizë të Tiranës, drejtori teknik i klubit, vlonjati Devi Muka.

Dhe pikërisht me Vlorën, ku dikur luante drejtori teknik i Tiranës, këto probleme u konfirmuan. Bardheblutë nuk shkuan më larg se barazimi pa gola. Një rast i mirë për tifozët për të shfryrë ndaj të gjithëve.

“Lali Eri, morr i kuq oeee”, ishin koret e tifozëve bardheblu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA