Një 17-vjeçare britanike vuan nga një çrregullim i rrallë që ka lënë me gojë hapur dhe pa përgjigjie mjekët.
Marnie Harvey është viktimë e një çrregullimi misterioz që i shkakton gjakderdhje nga sytë dhe veshët dhe në përpjekje për të gjetur një kurë, adoleshentja ka vendosur të bëjë publike gjendjen e saj.
Gjendja e saj nisi në vitin 2013, kur u zgjua në mëngjes me nënkrenë e larë me gjak. E tmerruar nga ajo që pa, mamaja e saj e dërgoi menjëherë në spital, ku pavarësisht analizave të shumta asnjë problem shëndetësor nuk u konstatua nga mjekët.
Që prej asaj dite gjendja e saj është përkeqësuar dhe përveç gjakderdhjes së pazakontë nga sytë, veshët dhe hunda, tashmë ka nisur të ketë edhe nga thonjtë e dorës dhe këmbëve dhe kjo i ndodh deri në pesë herë në ditë.
Rasti ka shtangur mjekët dhe një pjesë e tyre janë gati të vënë dorën në zjarr se bëhet fjalë për rastin e vetëm në botë me këtë sindromë. Aq misterioze është gjendja e adoleshentes sa askush nuk është në gjendje ta quajë sëmundje, sindromë apo çrregullim.
Dyshimi kryesor i gjithë stafit të mjekëve që është marrë me rastin në fjalë e lidh gjendjen e 17-vjeçares me migrenën.
Top Channel