Reshjet e shiut të rëna në ditët e para të marsit përmirësuan ndjeshëm situatën hidro-energjitike në kaskadën e Drinit.
Të dhënat operative që vijnë nga KESH tregojnë se, në hidrocentralin e Fierzës uji gjendet në nivelin 292.8 m, ndërsa prurjet janë rreth 350 metër kub për sekondë.
Niveli i Fierzës u rrit me 3.1 metra krahasuar me fillimin e muajit shkurt. Rezerva të konsiderueshme hidrike po akumulojnë edhe hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.
KESH, me qëllimin e vetëm që të mos i lindë nevoja e shkarkimit të ujit, i ka vënë në punë të plotë të gjithë hidrocentralet dhe plani është që deri më 10 mars të prodhoje 24 milionë kilovat për orë energji në ditë, aq sa përmbush të gjithë nevojën e tregut vendas.
KESH njoftoi se ka shitur energji në tregun e parregulluar duke hedhur në rrjet rreth 100 milionë kilovatë/orë për 10 ditët e para të marsit.
Top Channel