
Edhe Atalanta nuk ka mundur t’i rezistojë Juventusit në Serie A. Bardhezinjtë e harruan shpejtë humbjen 3-0 ndaj Interit në Kupë, megjithëse u kualifikuan, dhe fituan 0-2 në tranfertë në “Atleti Azzurri” në Bergamo.
Barzagli dhe Lemina ishin autorët e gola për Juventusin, që merr 3 pikët e radhës në Serie A duke marshuar drejt titullit të pestë radhazi.
Ndërkohë, Milani e ka pasur të pamundur të marrë të paktën një pikë në ndeshjen ndaj Sassuolës, ku vendasit fituan 2-0, me gola të Duncan dhe Sansone-s. Në 15 minutat e fundit, ekipi i drejtuar nga Mihajlovic pati mundësi për të shkurtuar diferencën e golave pas daljes me kartonin e kuq të Defrel, por sulmuesit u treguan të pasaktë para portës.
Këtë të diel, Frosinone me Arlind Ajetin në qendër të mbrojtjes siguroi një trepikësh me mjaft vlera, duke mposhtur Udinesen 2-0.
Në Serie A kanë mbetur edhe 10 javët e fundit, ndërsa Juventusi renditet në vendin e parë me tre pikë më shumë se Napoli, vendi i tretë mbahet nga Roma, 5 larg nga Napoli.
Top Channel