
Manchester United ka marrë një tjetër goditje në luftën për një vend në Europë sezonin e ardhshëm, pasi është mposhtur nga West Brom 1-0.
Skuadra e Tony Polis u mjaftua me golin e Rondon në minutën e 66 për të marrë 3 pikë të reja dhe për t’u ngjitur në vendin e 11 në klasfikim.
“Djajtë” mbetën me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 25, kur spanjolli Juan Mata u ndëshkua dy herë me karton të verdhë e duke i vështirësuar shumë punë shokëve të skuadrës.
Ndërkohë, Liverpooli ka shënuar një fitore “in extremis” në Londër duke thyer tabunë Crystal Palace. “Të kuqtë” përmbysën rezultatin me 10 lojtarë në minutën e 96, kur nga penalltia Benteke shënoi golin e fitores.
Pas një pjese të parë pa gola, në minutën e 48 Ledley gjen rrjetën për 1-0, por braziliani Firmino barazon në të 72-n pas një gabimi të portierit të Crystal Palace.
Mesfushori anglez, Milner, ishte ai që u përjshatua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 62.
Top Channel