Vasili dhe Idrizi, “fanatiksat” e zhgënjyer me Tiranën

05/03/2016 16:20

Përballjet mes Tiranës dhe Partizanit gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e politikanëve futbolldashës, mes të cilëve edhe Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, që janë shprehur të zhgënjyer me gjendjen e skuadrës.

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim njihet si një mbështetës i “bardhebluve” dhe humbja me “Të kuqtë” në derbin e së premtes ka zhgënjyer edhe atë.

“Ashtu si bashkëtifozët e mi të Tiranës, ndjehem i zhgënjyer. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze”, thotë ai.

Sipas Vasilit, ndër vite Bashkia e Tiranës e ka lënë skuadrën pas dore, ndaj kërkohet një reflektim urgjent për këtë gjendje.

“Bashkia si aksionere është larg detyrimeve që ka.Duhet reflektim urgjent nga Bashkia e Tiranës. Këshilltarët bashkiakë duhet të reagojnë sepse jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin”, shprehet Vasili.

Deputeti i LSI-së, në përfundim të komentit të tij për këtë gjendje, kërkon që të respektohet tradita dhjetravjeçare e Sport Klub Tiranës.

Kritikave të Vasilit kundër Bashkisë për detyrimet që ajo ka si aksionere e skuadrës së Tiranës u është bashkuar edhe kreun i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

“E papranueshme që Bashkia e Tiranës, si bashkëaksionere e Klubit Tirana të mos japë asnjë fond për të. Tirona është krenaria e kryeqytetit dhe meriton vëmendjen e Bashkisë. Bashkohem me shqetësimin e Z. Vasili dhe do u kërkojmë këshilltarëve të PDIU-së në Këshillin Bashkiak të ngrënë këtë çështje”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA