Golden State Warriors dhe San Antonio Spurs vijojnë të qetë dominimin e tyre në Konferencën e Perëndimit në kampionatin e NBA. Skuadra e Warriors mundi në ndeshjen e saj të radhës Oklahoma City Thunder 121-106, duke regjistruar fitoren e 44 në parketin e saj dhe të 55 sezonal për të vazhduar rrugën drejt rekordit të Chicago Bulls.
Për kampionët në fuqi u kthyen në skuadër Igoudala dhe Stephen Curry, pasi u lanë një ndeshje pushim. Curry i realizoi pritshmëritë dhe e mbylli këtë takim me 33 pikë të shënuara. Për Oklahomën, 32 pikët e Kevin Durant nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 20 sezonale.
Ndërsa San Antonio Spurs gjunjëzoi New Orleans Pelicans në parketin e këtij të fundit. Skuadra e drejtuar nga Gregg Popovich arriti të fitojë sfidën me rezultatin 94-86, ku ai që e drejtoi atë drejt suksesit të 52 sezonal ishte Leonard me 30 pikë dhe 11 topa në tabelë. Perioda e parë shkoi për New Orleans, por teksanët pak nga pak filluan të merrnin kontrollin e lojës në dorë për të mbyllur këtë ndeshje në favorin e tyre.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Sakramento Kings thyejnë tabunë Dallas duke e mundur skuadrën e Mavericks 104-101, ndërsa Miami fitoi me lehtësi ndaj Phoenix Suns 108-92, ku ata që shkëlqyen për ishin Wade dhe Dragic, respektivisht me 27 e 25 pikë të shënuara.
Top Channel