Doda: Dekriminalizimi po trajtohet si një farsë
04/03/2016 14:20
Teksa Kuvendi nuk ka nisur ende punimet e tij, në pritje të arritjes së konsensusit për dekriminalizmin, deputetja Mesila Doda shprehet se procesi po trajtohet si një farsë.
“Të lënë ecejaket, historitë me argumente që e shtyjnë procesin në kalenda dhe të kuptojnë që për shqiptarët është moment i rëndësishëm. Krimi duhet të njohë një pengesë të pakalueshme në politikë, në Parlament, në autorietet lokale. Parlamenti nuk mund të mbahet peng siç po shohim këtë lloj farse para syve tanë. Le të fillojë punimet normale të procesit dhe të kemi mundësi që të gjithë bashkë të votojmë aktet që do implementohen mos të kemi më farsa”, tha Doda.
Top Channel