Shkodër, zjarr në një hotel në Razëm; dëme materiale

02/03/2016 18:00

Një hotel është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Razëm të Shkodrës. Një banor i zonës dërgoi pamjet në momentin e ngjarjes nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”.

Bëhet me dije se, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar automjetet zjarrfikëse që kanë punuar për shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Autoritetet nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Top Channel