Dhunoi punonjësin e OSHEE-së, pranga 41-vjeçarit në Kavajë

01/03/2016 09:25

Agjentë të policisë në Kavajë kanë arrestuar në orët e fundit një 41-vjeçar, i akuzuar për ushtrim dhune ndaj funksionarëve publikë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Gentian Daka është prangosur pasi ka sulmuar duke goditur me mjete të forta punonjësin e OSHEE-së.

Ky i fundit, sipas burimeve, ishte duke i prerë energjinë elektrike 41-vjeçarit Daka pasi rezultonte debitor, por papritur është gjendur nën sulmin e tij.

Burimet policore shtojnë se, pas arrestimit të të dyshuarit, materialet hetimore i janë dorëzuar prokurorisë përkatëse, e cila ka ngritur ndaj tij akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA