Abuzonte seksualisht me një të mitur, në pranga 29-vjeçari

01/03/2016 09:10

Forcat e policisë së komisariatit të Bulqizës kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Havalja, pasi sipas policisë lokale kishte abuzuar seksualisht me një të mitur nga fshati Fushë Bulqizë.

Sipas policisë lokale, 29-vjeçari Denis Havalja, nga fshati Ceruj i Matit, e kishte marrë me forcë të miturën 13-vjeçare, duke e futur në një makinë e ku më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Ndërkohë mësohet se 13-vjeçarja është nisur drejt Tiranës pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. E mitura i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të siguruar provat që akti është konsumuar. Por, e pyetur nga policia ajo nuk ka pranuar se mbi të është ushtruar dhunë, por ka pranuar se e donte 30-vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA