“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno përballet me një situatë të vështirë rreziku: Mos më prek damarin se nuk të… Prifti katolik, At Stephen Crossan, është filmuar në një dhomë të mbushur plot me simbole naziste duke thithur kokainë gjatë një feste në shtëpinë e tij, në katin e poshtëm të kishës.
37-vjeçari shihte teksa merr një vizë kokainë të cilësisë së parë përmes një kartëmonedhe 10 paundëshe ndërsa pi birra dhe Ëhiskey. Në videon e publikuar tashmë në internet, prifti dëgjohet të thotë “nuk duhet ta bëj”, përpara se të thithë me hundë pluhurin e bardhë teksa flet me një mik.
Videoja, e siguruar nga “The Sun”, thuhet se është regjistruar në fund të një feste 2-ditore, ku prifti katolik kishte ftuar miqtë e tij në shtëpi. Ai ka pranuar se ka marrë drogë duke thënë për gazetën: “Ishte vetëm një natë, kaq! Unë nuk kam lidhje me drogën”.
Burime për gazetën thanë se shtëpia e priftit ishte e mbushur me simbole naziste, duke përfshirë këtu flamuj, kapele dhe një shqiponjë me kryqin e thyer të nazistëve.
“Kishte simbole naziste në të gjithë shtëpinë. Një moment At Stephen vuri një kapele dhe bëri me dorë përshëndetjen tipike naziste. Ishte shokuese”, tha i një burim për gazetën.
Top Channel