Incidenti me deputetin e PDIU, kreu i PD në Peqin refuzon denoncimin

29/02/2016 15:15

Policia ende nuk ka filluar një procedim ndaj deputetiut të PDIU-së, Aqif Rakipi, pas denoncimit të bërë nga deputeti Arben Ristani, se ka rrahur barbarisht kreun e degës së PD-së në Peqin, Diell Çela.

Ngjarja nuk është denoncuar në polici, ndërsa kjo e fundit deklaron se e ka mësuar atë pas deklaratës së Partisë Demokratike.

Policia konfirmon zyrtarisht se e ka kontaktuar zotin Çela disa herë në telefon, duke i kërkuar që të paraqitet në komisariatin e Peqinit për të bërë kallëzimin ndaj deputetit të PDIU.

Por zoti Çela, sipas policisë, ka konfirmuar fillimisht se do ta kryejë kallzimin, por më pas nuk është paraqitur në komisariat.

Burime jozyrtare deklarojnë se, në lokalin në Pajovë, ku pretendohet se ka ndodhur konflikti, deputeti Rakipi, vëllai i tij dhe Çela kanë qenë në të njëjtën tavolinë edhe me një gjyqtar dhe një prokuror të organeve lokale të drejtësisë.

Ata njihen në zonën e Peqinit si miq me njëri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA