Çështja “Giu” mbërrin tek Krimet e Rënda
29/02/2016 14:15
Është dorëzuar këtë të hënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosja në ngarkim te ish-prokurorit Haxhi Giu.
Ish-prokurori i Krujës, Giu, do të gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Ai u arrestua pasi ishte filmuar teksa merrte një shumë prej 40 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një vendim gjyqësor ndaj një të dënuari.
Top Channel