Bllatë, arrestohet i riu i akuzuar për tentativë vrasjeje

28/02/2016 18:05

Policia Kufitare e Bllatës arrestoi një 25-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata e Matit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre vepra penale.

Ardit Canameti, 25 vjeç, u deportua nga pala maqedonase dhe pas verifikimeve të kryera nga pala shqiptare, u bë i mundur arrestimi i tij.

Ky shtetas, më dyshohet se më 18 shtator të vitit të kaluar, pas një konflikti të çastit në qytetin e Burrelit dhe në bashkëpunim me vëllezërit e tij me inicialet A.C. dhe G.C., janë përpjekur të vrasin me armë zjarri shtetasit G.N. dhe A.N.

25-vjeçari akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta të zjarrit”, prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim prone”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA