Shkodër, pranga të kërkuarit për plagosje të rëndë

27/02/2016 17:50

Në kuadër të një operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim, agjentë të policisë së Shkodrës kanë vënë në pranga pasditen e kësaj të shtune një person të akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas një njoftimi të drejtorisë lokale të policisë, pas mbledhjes së informacioneve në rrugë operative uniformat blu kanë ekzekutuar aksionin, duke vënë në pranga shtetasin Ardian Pjetri, 30 vjeç nga fshati Hot i Ri.

Pak ditë më parë, Gjykata e Shkodrës kishte dhënë në dëm të 30-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “plagosjes me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA