Një shtetas shqiptar gjendet i vdekur në Prishtinë
27/02/2016 17:10
Një person i moshës 29-vjeçare është gjetur i vdekur këtë të shtunë në rrugën “Mustafë Venhari”, në lagjen Dardania të Prishtinës.
Burime policore kanë deklaruar se, personi në fjalë është shtetas nga Shqipëria.
Zëdhënësi Baki Kelani nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës, ndërsa ka treguar se po hetohen shkaqet e vdekjes së tij.
Kelani po ashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një sasi lënde narkotike e tipit marijuanë.
Top Channel