Kosovë, Albin Kurti: Protesta jashtë dhe brenda Kuvendit. Ymeri: Thaçi ka marrë bekimin e Vuçiçit

26/02/2016 11:30

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka deklaruar para fillimit të seancës parlamentare ku pritet zgjedhja e Hashim Thaçit si president i vendit se, “Thaçi ka nisur Zajednicën dhe ka bërë demarkacionin, për këtë arsye nuk duhet të bëhet president”.

“Opozita është më e bashkuar se kurrë më parë. Do të shikoni protesta jashtë dhe brenda Kuvendit. Situatën po e eksalon ky person që synon me çdo kusht të bëhet president për të vazhduar pseudokarrierën e tij. Ai ka synim të ndërrojë Kushtetutën. Do e bëjë postin e presidentit më të rëndësishëm se të kryeministrit. Është njësoj si Erdogani dhe Putini”, u shpreh Kurti.

Në fjalën e tij në seancë, Visar Ymeri, kreu i VV-së, theksoi se “Thaçi bekohet nga Vuçiçi për president”.

“Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë të shkelë Kushtetutën e vendit dhe t’i falë toka Malit të Zi. Larg qoftë nëse bëhet, por nuk do të jetë kurrë Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi bekimin po e merr nga kryeministri i Serbisë, armiku i vendit”, tha Ymeri.

Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së tha se Hashim Thaçi, në Kosovën e lirë dhe të pavarur po kërkon të bëhet president me dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA