Sirianët drejt Shqipërisë? Policia shton masat në kufi me Greqinë

25/02/2016 01:05

Sinjalizimet e orëve të vona të së mërkurës dhe atyre të orëve të para të së enjtes për hyrjen e klandestinëve sirianë në vendin tonë kanë sjellë shtimin e masave të kontrollit në kufirin me Greqinë.

Pikërisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në vijën e gjelbër janë vendosur tre patrulla kontrolli të pajisura edhe me kamera nate, ndërkohë që një tjetër patrullë është vendosur në fshatin Sul të rrethit të Devollit, një prej pikave më kyçe sa i takon kalimeve klandestine përmes kufirit me Greqinë.

Ndërkohë, edhe dy patrulla të tjera të policisë rrugore janë të vendosura përgjatë aksit nacional Korçë-Kapshticë.

Sinjalizimet për mbërritjen e klandestinëve sirianë kanë bërë që të shtohen tej mase kontrollet në qarkun juglindor dhe sidomos në këtë pjesë të qarkut ku klandestinët kanë mundësinë më të madhe për të kaluar.

Ndërkohë, deri në këtë orë nuk ka klandestinë të mbërritur në zonën kufitare, por forcat policore vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë.

Gazetarja Dhorjela Çule, që ka bërë një vëzhgim në orët e vona në fshatin Sul të rrethit të Devollit, raportoi se situata deri në orën 01:00 të së enjtes ka qenë e qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA