Vendimi, jo më ndërtesa të çuditshme në Kinë

24/02/2016 00:00

Pas vendimit për të ndërtuar qytete më të jetueshme dhe më ekologjike, qeveria kineze ka ndërmarrë një tjetër hap që është konsideruar po kaq i rëndësishëm. Që sot e tutje, arkitektura në Kinë nuk do të jetë më e çuditshme.

Po në kuadër të planit të ri për zhvillimin urban, Këshilli Shtetëror kinez vendosi se do të ndalojë ndërtimin e godinave me forma të çuditshme që nuk kanë asnjë domethënie dhe nuk transmetojnë asnjë ide të trashëgimisë kulturore.

Në komunikatën e autoriteteve kritikohen ndërtesat me përmasa të tepruara, ksenocentrike dhe të çuditshme, me të cilat në fakt vendi aziatik është i mbushur plot. Sipas direktivave të reja, ndërtesat duhet të jenë ekonomike, funksionale, estetike dhe ekologjike.

Mbi të gjitha, mjaft më me ndërtesa të çuditshme që shpeshherë janë bërë pjesë e hit-paradave negative të ndërtesave më të kritikuara. Në fakt, sidomos vitet e fundit janë shfaqur shumë të tilla në të gjithë Kinën si për shmebull një ndërtesë në formë çajniku apo një tjetër që ka marrë nofkën pantallonat gjigande.

Por nuk ka dyshim se vendin e parë e mban ndërtesa e një kompanie në formën e anijes kozmike “Enterprise”, pasi pronari i saj është fans i madh i filmit “Star Trek”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA