FOTO/ Melania Trump kritikohet për veshjen në darkën e guvernatorëve
Kur Noel Molina i merr erë plehërave, i merr erë dhe parasë. Shumë para madje, shkruan CNN.
Prej gati 10 vitesh Molina dhe kolegu i tij, Tony Sankar mbledhin plehërat e Nju Jorkut. Ata kanë parë dhe i kanë marrë erë çdo lloj papastërtive. Peshk i prishur, minj të mëdhenj, derra të ngordhur etj. Madje dhe më tmerr, Sankar thotë se ka parë dhe këmbë njeriu në kosh plehrash.
Ata kanë punuar në shi e në diell, në të ngrohtë e në të ftohtë. Por e adhurojnë punën e tyre. Dhe arsyeja kryesore është se ata paguhen shumë mirë për punën e tyre të vështirë. ”Plehrat e tua janë paratë e mia”, thotë 32-vjeçari Molina.
Molina ka marrë plot 112 mijë dollarë vitin e kaluar si shofer i kamionit të plehrave, dhe Sankar 100 mijë dollarë si ndihmës i tij. Paga e tyre është rritur në tetë vitet e fudnit, sipas shefave të tyre,vëllezërve David dhe Jerry Antonaçi, kompania e menaxhimit të plehrave.
Molina dhe Sankar kanë braktisur herët shkollën dhe prej vitesh kanë punuar si mbledhës plehrash, duke e nisur me 80 mijë dollarë rrogë. Me krenari ata thonë se marrin më shumë para se ata që kanë një diplomë.
Top Channel