PD: Rama merr në mbrojtje bandën që zaptoi Ujësjellësin e Pogradecit

24/02/2016 00:00

Në një tjetër deklaratë për shtyp nga selia blu, këtë herë nga deputeti Flamur Noka, PD-ja ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar prej vitesh disa persona, që sipas tij duhej të ishin në burg, ndërkohë që sulmon edhe Taulant Ballën, që i ka marrë në mbrojtje këta individë me precedentë kriminalë.

Sipas Nokës, Ujësjellësi i Pogradecit ishte kthyer në strehë për bandën më famëkeqe të qytetit, dhe në këtë pikë nis të përmendë emrat e Ilir Berberit, Meardi Berberit, Bledar Berberit, Mariglen Topuzit, Genci Allka, Xhuliano Topuzit dhe Aleks Mertkolës, ndaj të cilëve ka rreshtuar edhe një sërë precedentësh kriminalë, që nga armëmbajtja pa leje, vrasja e një shefi komisariati, tentativa vrasjeje, gjobvënie, plagosjesh të rënda me dashje, kanosje, trafikim armësh, por edhe trafik droge.

Noka thotë se Rama tashmë e ka pastruar Ujësjellësin, që ishte zaptuar prej këtyre individëve, të cilët kanë shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh brenda 5 muajve vetëm nga pagat, duke përfshirë edhe një rast abuzimi si blerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në vlerë prej 74 mln lekësh, por fajëson Ballën që u ka dalë në mbrojtje nga një takim në krah të Ramës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta