Champions, City pranë historisë; paqe në PSV-Atletico

24/02/2016 00:00

Manchester City ka fituar 3-1 përball Dinamos së Kievit duke siguruar në një farë mënyre kualifikimin për në fazën çerekfinale të Champions Leagues për herë të parë në historinë e kësaj skuadre.

Ka qenë një ndeshje e luftuar kjo e zhvilluar në Kiev, por që skuadra e Dinamos tregoi limite sa i përket teknikës së lojtarëve.

Skuadra e Pelegrinit shënon dy herë në pjesën e parë me Agueron dhe David Silvën, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Bujalski ngushton përkohësisht rezultatin deri sa Yaya Toure vulos shifrat në 3-1.

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballja mes Altetikos së Madridit dhe PSV Einthoven. Në “Filips Stadion” është zhvilluar një lojë shumë taktike dhe të pakta ishin rastet e shënimit.

Skuadra holandeze e drejtuar nga Koku mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 68-të ndërkohë që shifrat 0-0 mbetën të pandryshuara deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA