Kampi pro-daljes nga Bashkimi Europian nuk qëndroi indiferent ndaj letrës së firmosur nga krerët e disa prej bizneseve më të mëdha britanike, favorizues për David Cameron dhe përpjekjeve të tij për ta mbajtur vendin në vathën europiane.
Richard Tice, bashkëthemelues i Leave.EU, që bën fushatë për shkeputje, pretendon se Downing Street ka përdorur paratë e taksapaguesve dhe ka ushtruar presion mbi presidentin e FTSE-së dhe shefave ekzekutivë për të nënshkruar letrën në fjalë.
E vërteta është se përveç talljes me një kryeministër që nuk ka një eksperiencë reale biznesi, janë disa faktorë të tjerë komercialë që do të përcaktojnë vazhdimësinë e suksesit të sipërmarrjeve britanike me qëllim investimin dhe rritjen.
“Brexit do ta reduktojë barrën e panevojshme rregullatore mbi biznesin, çka mund të përdoret për të investuar më shumë në vende pune e jo më pak”, nënvizoni Tice.
Drejtuesit e një pjese të kompanive më të mëdha të vendit argumentuan se largimi nga BE-ja do të kërcënojë tregun e punës, i do ta vendosë ekonominë britanike në rrezik.
Në letrën e publikuar nga “The Times”, shefat, mes të cilëve ai i BT-së “Marks & Spencer”, apo drejtorët ekzekutivë të kompanive FTSE 100, shprehin bindjen se shkëputja nga blloku do ta frenonte investimin në Mbretërinë e Bashkuar.
Që të vazhdojë të rritet, të investojë e të krijojë vende të reja pune, biznesit, sipas tyre, i nevojitet qasje e pakufizuar në tregun europian prej 500 milionë vetësh.
Megjithatë, gati dy të tretat e bizneseve më të mëdha publikisht të listuara të këtij grupi, mes të cilëve dhe “Tesco” e “Sainsburry”, nuk e mbështetën letrën. Arsyetimi i kampit është se Brexit-i thjesht do të eleminojë rregullore dhe kosto të panevojshme.
Top Channel