Nokia, sërish në tregun e celularëve
22/02/2016 00:00
Nokia do të kthehet në tregun e celularëve, herët a vonë. “Mund të jetë në 2016, por dhe më vonë, nuk ka një kohë dhe nuk ka pse të nxitohemi”.
Kështu ka folur nga podiumi i kongresit botërore të celularëve në Barcelonë Rajeev Suri, administratori i kompanisë që në 2014 shiti linjën e saj të pajisjeve tek Microsoft për 7.2 miliardë dollarë duke u angazhuar të mos përfshihej në këtë treg deri në 2016.
E rëndësishme për kompaninë finlandeze, do të jetë të gjejë partnerin e përshtatshëm që merret me smartphone, ka thënë Suri, duke mos e mohuar dhe as pohuar një aleancë me kolosin tajvanez Foxconn.
“Kemi në program të rrisim investimet për 5G këtë vit”, ka thënë Suri.
Top Channel