Xhevad Mehmetovic, është një sindikalist. Dita, fabrika në të cilën punon drejtohet nga 75 punëtorët e saj. Ata nuk kanë drejtor apo struktura menaxhimi.
Dy vjet me parë Mehmetovic dhe kolegët e tij u futën në grevë kundër privatizimit. Borxh iu kishin ngelur 18 paga.
Kjo shkaktoj protesta masive në kantonin e Tuzllës si reagim social pasi institucionet injoronin problemet ekonomike duke krijuar tensione politike.
“Kjo fabrikë ka qenë e pesta në botë për prodhimin e detergjentit. Shume prej nesh punë kemi filluar kur ishim 18 vjec dhe është normale që e duam këtë vend si shtëpinë dhe familjen tonë”, thotë Xhevad Mehmetovic, Fabrika Dita.
Pavarësisht se Mehmetovic dhe kolegët gati të vetmit punëtor të ngelur në zonën industriale, ata ia kanë dalë edhe një herë. Por, prodhimi është i vështirë pasi fabrika kishte falimentuar pavarësisht cilësisë së mirë dhe interesimit të blerësve. Kjo kompani eksporton në Shqipëri dhe në Kosovë.
Por, atyre u mungon lënda e parë të cilën e porosisin pas shitjeve të prodhimeve.Izeta Bekaric, punon në fabrikë me bashkëshortin e saj dhe e tërë familja varen nga suksesi i saj.
“Punoj këtu prej 34 vitesh. Pa punë ngelëm 4 vjet, kjo ishte periudha më e vështirë në jetën tonë, më keq se në luftë. Nuk kishim para as për autobus”, rrëfen Izeta Bekaric, punëtore.
Mehmetovic, tregon lidhjet hekurudhore të zonës industriale me Evropën, por trenat prej kohësh kanë ndalur.
Papunësia në Bosnje është 42 për qind, kurse rreth 62 për qind e të rinjëve janë të papunë.
Pas protestave të Tuzllës, Bosnia u ngrit në këmbë dhe kjo u konsiderua si pranvera boshnjake. Por, pak ditë më vonë sikur asgjë nuk kishte nodhur.
Dubioza kollektiv, një bend i famshëm nga Bosnia bën fushatë për fabrikën Dita, në mënyrë që të ndihmojnë punëtorët.
Vedad Pasic, profesor në Universitin e Tuzllës, është zë kritik dhe ishte përfshirë në protesta për të mbështetur studentët e tij. Beson se njerëzit janë ngopur me rrëfime etnike.
“Kur protestuesit dogjen ndërtesën e qeverisë nuk shkruan në mure vdekje serbëve, muslimanëve apo kroatëve. Ata shkruan vdekje nacionalizmit sepse shumë prej tyre e kanë kuptuar se politikanët harrojnë të zgjidhin problemet e secilit boshnjak”, thotë Vedad Pashic, Profesor në Univerzitetin e Tuzllës.
Pasic, thotë se Dita, është një shembull që mund të ketë ndryshime, por duhet shfrytëzuar për të mirë.
Ndërtesa e qeverisë kantonale e djegur nga protestuesit, ngelet njësoj.
Xhevad Mehemetovic, thotë gjërat shkuan keq. Si veteran lufte, thotë se ka luftuar për një Bosnje tjetër, andaj tani duhet luftuar për dinjitet.
“Nuk është bërë asnjë progres. Është e trishtë që asgjë nuk ka ndrushuar dhe ndërtesa ngelet si një muze. Por, shpresoj që të rinjët dhe të tjerët ta shohin që vendi po fundoset gjithnjë e më thellë”, thotë Xhevad Mehemetovic, Fabrika Dita.
Në ish Jugosllavi shumë njerëz nga i gjithë shteti i atëhershëm kërkonin punë në këtë qytet. Tani qytetarët e tij vejnë në dyshim të ardhmen e tyre në këtë vend.
Top Channel