Gjermani, rrëzohen kërkesat për lejimin e marrëdhënieve seksuale me kafshë

20/02/2016 00:00

Dy kërkesa të çuditshme janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, ku dorëzuesit e tyre kërkojnë lejimin e marrëdhënieve seksuale më kafshët, por kërkesat janë rrëzuar.

Dy personat të cilët kanë dorëzuar kërkesat nuk kanë pranuar të identifikohen, por ata janë shprehur se ata tërhiqen seksualisht nga kafshët.

Ata kërkonin që gjykata ta shpallte antikushtetues vendimin aktual që ndalon seksin me kafshët . Por të premten, gjykata e rrëzoi kërkesat duke u shprehur se qëllimi i ligjit aktual është mbrojtja e kafshëve duke parandaluar sulmet seksuale ndaj tyre.

Ligji aktual në Gjermani për mbrojtjen e kafshëve parashikon gjoba deri në 25 mijë euro ndaj personave që kryejnë me kafshët “marrëdhënie të panatyrshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA