
Policia e Kosovës njofton se, ka filluar bllokimin e pjesshëm në disa segmente rrugore të Prishtinës.
Gjatë një kontrolli rutinë rreth orës 13:30, në rrugën “Kosta Novakoviç” në Prishtinë, policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar një bidon me benzinë, si dhe një shkop bejzbolli, në një automjet të tipit BMË, ngjyrë e zezë me targë të Kosovës.
Në komunikatë thuhet se, policia ka ngritur dyshime se, këto mjete mund të ishin të destinuara për përdorim në ndonjë aktivitet të dhunshëm.
Në momentin e ndalimit, në automjet ishin 5 persona, të cilët janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor.
Aktualisht, policia është duke punuar për të sqaruar dhe zbardhur të gjitha rrethanat, që e karakterizojnë këtë rast, thuhet në komunikatë.
Top Channel