Edhe pas tragjedive, qytetarët rimbushin bombolat në pikat e gazit

17/02/2016 00:00

Dy tragjeditë e fundit në Pogradec dhe Tiranë nga shpërthimi i gazit nuk i kanë bërë qytetarët më të ndërgjegjshëm për të kërkuar siguri në përdorimin e bombolave të gazit

Madje ata thonë se ndihen të sigurtë dhe se i vetëmbushin bombolat për konsum familjar në pika të ndryshme, përfshirë ato të autogazit.

“Unë kam 15 vjet që e mbush këtu (pikë karburanti) bombolën e gazit dhe nuk ka plasur asnjë bombolë e tillë. Jam shumë e ndërgjegjshme që nuk lejohet”, thotë një qytetare.

Pas shpërthimit të Pogradecit, Inspektorati Shtetëror Teknik ka kryer 300 inspektime në të gjithë vendin. Kreu i Inspektoratit thotë se janë ndëshkuar me gjobë 61 subjekte dhe është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 19 të tjerë.

“Kjo pikë karburati kryen mbushjen e bombolave në mënyrë të paligjshme, është e certifikuar vetëm për automjete, subjekti bllokohet dhe gjobitet me 500 deri 700 mijë lekë gjobë”, thotë Gazmend Osmani, kryeinspektor ISHT.

Për të rritur sigurinë e përdoruesve të gazit, qeveria po miraton dhe një vendim që për herë të parë sanksionon që instalimi i bombolave të kryhet nga subjektet e licensuara si dhe ndalon mbushjen e tyre nga subjektet me pakicë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta