“Duhani vret më shumë njerëz sesa Obama”, këtë titull mban nisma kundër konsumimit të duhanit në Rusi.

Posterat janë shpërndarë anë e mbanë vendit.Në to është ilustruar Presidenti amerikan ku mbishkruhet “Mos pini cigare, mos u bëni si Obama”.

Por, kjo nismë që ka në qendër shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndonëse është bërë virale jo vetëm në Rusi, ka ngjallur kontestimin e disa deputetëve opozitarë.

Dmitry Gudkov, i vetmi deputet liberal i opozitës, thotë se kjo lloj fushate anti-duhan është e turpshme për vendin.
 
Posterat vijnë vetëm një javë pasi qindra studentë rusë kanë postuar në Youtube një video me titullin “Stop Obama”. Ajo ka mbi 50 mijë klikime dhe mesazhi i studentëve është se Presidenti i Shteteve të Bashkuara vret mesatarisht 875 njerëz çdo javë.

Rusët herë pas here i demostrojnë ndjenjat e tyre anti-Obama. Në muajin janar disa grupe protestuesish varen në murin e godinës të Ambasadës amerikane në Moskë, një poster ku Obama konsiderohej si vrasës i cili sipas tyre duhet gjykuar në Hage për krime lufte.

Mbi Kremlinin vijojnë të rëndojnë sanksionet ekonomike perëndimore për shkak të aneksimit të Krimesë dhe ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB