Këshilltarë të Partisë Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile shembën rrethimin e ngritur në Parkun e Liqenit artificial në Tiranë, ku bashkia planifikon të ngrejë një hapësirë multifunksionale.
Sipas te djathtëve në Këshillin Bashkiak, vendimi për të prerë pemët në park është një shkelje e ligjit. Ata pretendojne se ai nuk ka dhënë informacione për projektin në Këshillin Bashkiak dhe se ka shkelur disa pika të ligjit 107 të miratuar në vitin 2014.
Ata akuzuan bashkinë se po harton projekte ndërtimore në dëm të hapësirave të gjelbërta ndaj dhe në mënyrë simbolike, me shembjen e rrethimit, kishin sjellë edhe pemë të reja për të mbjellë.
Pak orë pas këtyre veprimeve, nënkryetari i bashkise, Arbjan Mazniku sqaroi publikisht projektin që po zbatohet në Parkun e Liqenit, duke thënë se është vetëm një kënd lojërash për fëmijë.
Top Channel