Deri tani ka mbajtur postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes dhe do të jetë shefi i ri i Financave të qeverisë, por kush është Arben Ahmetaj?

Arben Ahmetaj është lindur në Gjirokastër më 28 qershor 1969, është i martuar dhe ka dy vajza. Ai mban titullin doktor shkencash, të cilën e ka marrë në 2009-n, ndërsa më herët studimet master i ka kryer në SHBA, në dhjetor të 1996-s.

Prej shtatorit të 2013-s, Ahmetaj ishte ministër i MZHETS-së, si dhe deputet i Parlamentit prej shtatorit 2009, e anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Më herët gjithashtu, Arben Ahmetaj ka qenë pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, lektor në Menaxhimin e Marketingut, 2002-2005. Ai ka mbajtur edhe poste të tjera zv.ministrash, dhe në shkurt 1998-qershor 2005 ka qenë drejtor i Tatimeve. Ahmetaj ka punuar për FMN-në në periudhën nëntor 1993-shkurt 1995.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta