Ethan Tipper, nga Newcastle, fotografoi krijesën në një liqen australian në perëndim të vendit.
Ai hodhi imazhin në rrjetet sociale duke kërkuar një mendim prej miqve të tij për të gjetur se për çfarë bëhej fjalë.
Imazhi është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa komentuesit janë ndarë kryesisht në dy grupe. Pjesa dërrmuese e tyre thotë se bëhet fjalë për një imazh të modifikuar dhe joreal, ndërsa të tjerë thonë që bëhet fjalë për një krijesë prehistorike.
Megjithatë, eksperti i peshkimit në Muzeun Australian, Mark McGrouther ndan një tjetër mendim. Ai thotë se bëhet fjalë për një ngjalë të llojit “heshtë”, që me gjasa ka rënë në rrjetën e peshkatarëve. Këto ngjala, thotë ai, rriten deri në 1.8 metra.
“Ngjalat heshtë rrallë bien në rrjetë, por kur bien janë të dhunshme dhe shpesh detyrojnë peshkatarët që të këpusin rrjetat e tyre duke i lënë të lira”, thotë ai.
Ngjalë, krokodil, delfin, imazh i modifikuar apo krijesë prehistorike? Askush nuk jep dot një përgjigjie me 100 përqind siguri për momentin.
Top Channel