Festë dhe protestë, opozita kosovare organizon tubim në përvjetorin e pavarësisë

16/02/2016 22:45

Një qytet, një datë e shënuar, dy qëllime të ndryshme. ‎Kjo është Prishtina, e cila e pret 17 shkurtin e tetë në mënyrë disi kontroverse.

Nga njëra anë qeveria e nga tjetra opozita, të cilat e kanë shndërruar këtë qytet në “fushën e tyre të betejës”, duke e nxjerrë debatin politik jashtë sallës së tymosur të Parlamentit.
 
Qeveria nga ana e saj ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë 8-vjetor, aktivitete të nisura që ditë më parë e që pritet të kulmojnë të mërkurën me parakalimin e FSK-së, homazhe në varrin e Presidentit Ibrahim Rugova, e pa harruar nderimet në Kullën e Jasharëve.
 
Por opozita ka zgjedhur që këtë datë ta shfyrtëzojë si një mundësi për të thirrur në shesh të gjithë të pakënaqurit. Një thirrje kjo e përsëritur disa herë, fundi i së cilës nuk ka qenë aspak i këndshëm.

E jashtë natyrës kontraverse të këtij 8-vjetori nuk kishte si të mbetej dhe monumenti i pavarësisë. Në këto 8 vite, monumenti që simbolizon lindjen e shtetit të ri të Kosovës ka ndryshuar disa herë pamje. Që nga ngjyra e verdhë, te ngjyrat ushtarake e deri te vizatimi i flamujve të shteteve që e kanë njohur Kosovën. Kësaj radhe, Newborn vjen i ndrydhur. I rrethuar me tela me gjemba që simbolizojnë izolimin e Kosovës. Në 8 vite Kosova ka bërë shumë, por izolimi vijon të jetë plaga më e madhe e kësaj shoqërie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA