Shën Valentini kaloi dhe dhuratat u shpërndanë. Kishte nga ato të menduara mirë, të tjera djallëzore dhe të pamëshirshme ndaj partnerëve.
Në grupin e dytë mund të futet edhe kjo video e postuar në rrjetet sociale, ku tregohet një i ri që tërheq drejt vetes të dashurën për t’i dhënë dhuratën e Shën Valentinit.
Dhurata në fakt ishin disa fotografi të të dashurës së tij me një tjetër.
“Kjo është dhurata jote e dashur duke më tradhtuar. Tani dil jashtë nga shtëpia ime”, i thotë i dashuri vajzës, duke e paralajmëruar se videoja do të përfundojë në Youtube.
Megjithatë, vajza e zënë ngushtë përballë provave të të dashurit të saj i përgjigjet se “as që e vret mendjen nëse videoja do të përfundojë në internet”.
“Sigurisht që nuk ta ndjen sepse ti je një k….”, kundërpërgjigjet ish i dashuri i saj.
Top Channel