Dy ditë para protestës së opozitës, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton opinionin publik se, në bazë të informacioneve që disponon dhe bazuar mbi historikun e protestave të ngjashme, persona të ndryshëm mund të përdorin mjete që shkaktojnë dhunë, si koktej molotovi, por duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit.
Ndaj, thuhet në komunikatë, pavarësisht se policia e ka planin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sërish i bëhet thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çdo lloj veprimi i dhunshëm.
E duket se pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të kaluara, ku kamerananë e gazetarë kanë pësuar lëndime gjatë punës së tyre, Policia e Kosovës u kërkon mediave që ekipet e tyre të mbajnë jelekë me shkrimin “Press” dhe mjetin identifikues të medias së cilës i përkasin.
Policia e Kosovës njofton në komunikatë se, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive, për nder të përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Top Channel