“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka theksuar gjatë kësaj të hëne se, ajo mbështet propozimin e Turqisë për krijimin e një zone ndalimfluturimi në Sirinë veriore.
“Në situatën aktuale do të na vinte më në ndihmë, nëse do të krijonim një hapësirë ajrore specifike mbi Siri, e tipit ndalimfluturimi”, ka thënë Merkel gjatë një interviste për “Stuttgarter Zeitung”. “Nëse do të ishte e mundur të arrihej një marrëveshje mes forcave të moderuara opozitare, kundërshtare të Assadit, dhe mbështetësve të tij, kjo do të na vinte në ndihmë”, shton kryetarja e ekzekutivit gjerman.
Merkel nënvizoi gjithashtu se, asnjë negociatë me organizatën terroriste “Daesh” – referuar Shtetit Islamik me akronimin në gjuhën arabe, – nuk duhet përfshirë në axhendën e diskutimeve.
Duke e përshkruar situatën aktuale në vendin e Lindjes së Mesme të përfshirë nga lufta civile 5-vjeçare dhe luftimet e vazhdueshme mes forcave besnike të regjimit sirian, forcave opozitare të moderuara, Shtetit Islamik dhe krahut sirian të Partisë së Punëtorëve Kurdë (PKK), terroristëve të Partisë së Unionit Demokratik (PYD), si “pafundësisht të komplikuara”, kancelarja gjermane mbështeti propozimin për një zonë ndalimfluturimi, të cilën Turqia e kërkon me ngulm prej një kohe të gjatë.
Bombardimet brenda dhe jashtë qytetit të Aleppos, “veçanërisht nga ushtria ruse”, e kanë bërë edhe më të rënduar situatën në përgjithësi, – shprehet Merkel, – duke shtuar se duhet provuar gjithsesi çdo lloj përpjekjeje diplomatike.
Rreth 110 mijë refugjatë i janë drejtuar kufirit turko-sirian, pas ofensivës së forcave të regjimit të Presidentit Bashar al-Assad në zonën perëndimore të Aleppos, që ka vazhduar përgjatë gjithë javës së fundit edhe me ndihmën e sulmeve ajrore ruse. Përfshirja e rusëve në Siri e kanë kthyer problemin e refugjatëve në një çështje edhe më të komplikuar për t’u adresuar.
Top Channel