Emirate, betohet ministrja e Lumturisë

15/02/2016 00:00

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur se nuk mund t’ia lënë rastësisë lumturinë e qytetarëve të vendit, prandaj krijuan postin e ri të ministrit të Lumturisë.

Ky dikaster i është lënë në dorë Ohood Al Roumi, e cila u betua duke marrë detyrën dhe duke u bërë njëra prej 8 ministrave femra në kabinetin prej 29 anëtarësh të Emirateve.

Por, lind natyrshëm pyetja se çfarë bën një ministër Lumturie? Sipas sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum , kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, ministrja e Lumturisë do të nxisë politikat e qeverisë për mirësi shoqërore.

Kryeministri e përshkroi vizionin e tij për këtë dikaster të veçantë në një seri postimesh në Twitter ku prezantoi Ministrinë e dytë të re, pikërisht atë të Tolerancës, një post që u mor sërish nga një femër Sheikha Lubna bint Khaled al Qasimi, ish-ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe femra e parë në kabinetin e Emirateve që prej vitit 2004.

Kryeministri Al Maktoum tha se këto emra dhe poste të reja janë pjesë e fokusimit të qeverisë tek e ardhmja, rinia, lumturia, zhvillimi, arsimi dhe lufta ndaj ngrohjes globale.

Ndërsa komentues të shumtë pyesin se pse qenka kaq shumë problem lumturia në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur sondazhet e fundit e shfaqin në vendin e 20-të më të lumtur në botë.

Mesa duket ky pozicion nuk është i kënaqshëm për autoritetet e këtij vendi që kanë vendosur të marrin masa dhe se sa të suksesshme do të jenë do ta dëshmojë vetëm koha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta