Delegatët në PS, Balla: Procesi, pas konsultimeve me bazën

15/02/2016 15:00

Rreth 25 mijë anëtarë të Partisë Socialistë në katër qarqe kanë zgjedhur delegatët e tyre, nga ku 149 janë gra dhe 109 janë burra. Socialisti Taulant Balla ka vënë theksn në organizmin e zgjedhjeve të lira e transparente sipas parimit “Një anëtar, një votë”

“Procesi i përzgjedhjes së delegatëve është proces i rëndësishëm, ka kaluar përmes shumë konsultimeve që fillojnë nga baza e PS që janë organizatat. Ky proces përmbyll fazën e parë të përgatitjes dhe sigurisht më 19 mars më pas, pasi të jetë mbyllur procesi do të zhvillohet dhe Kongresi”, bëri të ditur Taulant Balla.

Pavarësisht kritikave të Ben Blushit të shtunën në procesin e zgjedhjes së delegatëve të Elbasanit, Balla tha se procesi ka nisur me konsultimin me bazën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA