Basha në Top Story: Reforma në drejtësi dhe Byroja, jo pa Venecian

15/02/2016 00:00

Kur kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga vizita e rëndësishme e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë, i cili për herë të parë pati një axhendë konkrete për politikën e brendshme në Shqipëri dhe këtë e shfaqi edhe në takimet me krerët kryesorë të politikës në vend dhe një këta krerë të politikës që foli të dielën me kryediplomatin amerikan, Lulzim Basha ishte këtë të hënë në Top Story.

Basha foli për takimin me Sekretarin e Shtetit, por edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, reformën në drejtësi, situatën në PD  dhe tema të tjera të aktualitetit politik përballë gazetarit Sokol Balla.

Intervista

Sokol Balla: Do doja një opinion për takimin me John Kerry?

Lulzim Basha: Ishte një vizitë e rëndësishme për PD dhe për opozitën. Së pari ishte numri dy i Shteteve të Bashkuara dhe së dyti për momentin kyç për demokracinë, një moment që e gjen Shqipërinë me 200 mijë që kanë bërë letrat për të ikur në amerikë, 100 mijë të tjerë që kanë ikur drejt Europës, një ekonomi që po vuan pasojat e korrupsionit, oligarkisë, një demokraci të rrethuar nga interesat e oligarkëve, një Parlament që pret dekriminalizimin, një Shqipëri me sfida shumë të mëdha, ndërkohë që SHBA përballen me sfida të mëdha në Europë për demokracitë e pakonsoliduar dhe përballen me ekstremizmin, avancimin e interesave oligarkike të modelit Putin, që fryn nga lindja dhe në këtë kuadër, vizita është historike. Jo vetëm qëndrimi, por janë edhe mesazhet dhe çfarë pason pas këtyre mesazheve është që shqiptarët kënë dy rrugë sot, rruga e Metës dhe Ramës dhe ndryshimi i kësaj rruge; vendosja e shtetit ligjor, që është interesi kryesor i SHBA.

Sokol Balla: Ashtu siç folët ju duket sikur Shqipëria po eën në rrugën e gabuar dhe në fakt Kerry tha që jeni në drejtimin e duhur…

Lulzim Basha: Është tunduese për të atribuar një deklaratë vetëm për një palë, edhe ne e kemi patur. Padyshim që Shqipëria ka përparuar në drejtimin e duhur. Ne nuk mohojmë që Shqipëria është në një trajektore dhe secila palë mundohet të avancojë mesa mundet. Fakti është që Shqipëria nuk ka lëvizur në drejtimin e duhur dhe ka të gjithë potencialin për të hedhur hapat e tjerë.

Sokol Balla: Folët për një realitet të errët…

Lulzim Basha: Ky është realiteti. 200 mijë shqiptarë në SHBA dhe 100 mijë në Europë. Nëse 300 mijë shqiptarë ose kanë ikur ose duan të ikin, a nuk duhet të shtrohet pyetja përse? Situtaat është e rëndë dhe për këtë nuk ka nevojë që të vijë John Kerry.

Sokol Balla: Në fakt, funksionarë të këtij niveli nuk shqetësohen shumë, por vijnë më tepër për të folur sesa për të dëgjuar…

Lulzim Basha: Mes meje dhe John Kerry pati një bashkëbisedim që zgjati 35 minuta me format zyrtar dhe shenjë besimi për PD e drejtuar nga unë. Ndenji për ato që tha në mediat me Ramën, dekriminalizimin. E vetmja reformë që opozita ishte promotore e kësaj. Këtë vit, sërish kriminalizimi i këtij faktori, Rama garoi një numër individësh përkundër thirrjeve të vetë ambasadorit amerikan.

Sokol Balla: Edhe ju kandiduat Xhelal Mziun…

Lulzim Basha: Xhelal Mziu ishte kandiduar para se të dënohej. Ndryshimi qëndron se nga njëra anë kemi Elvis Roshin, Artur Bushin, Tërmet Peçin. Në total 8 kandidatë.

Sokol Balla: Edhe ju hoqët kandidatin e Këlcyrës…

Lulzim Basha: Në rastin e Këlcyrës dhe në çdo rast tjetër, kam vepruar dhe do të veproj. Rasti i Mziut është se Rama ka deklaruar në fushatë para se të bëhej kryeministër se atë do ta fuste në burg dhe më pas montoi një proces gjyqësor. Nëse më thua që vendimi për lirimin e Arben Ndokës dhe Pjerin Ndreut nuk është i ndikuar politikisht, kjo nuk qëndron….dhe i njëjti panel të dënojë Arben Ristanin dhe Edi Palokën pse thanë këtë. Kjo është absurde. I njëjti rast ndodhi edhe për Xhelal Mziun dhe vuri të gjitha ingranazhet për të dënuar.

Sokol Balla: Cilat janë ingranazhet?

Lulzim Basha: Nuk ka një rekord në botë që një kryeministër i PD të marrë në telefon gjyqtarin dhe të thotë që kjo çështje do të vendoset kështu ose do të të pres këmbët. Rekordi i marrjes në telefon të gjyqtarëve i përket Edi Ramës dhe është masa më ekstreme e ndikimit të gjyqësorit nga politika. Ka edhe instrumenta të tjera.

Sokol Balla: Interesante përbërja e delegacionit tuaj në takim me Kerry-n. Kishin Bumçin, Tabakun, Palokën dhe Spahon dhe një Berishë, Mal Berishën. Pse nuk ishte Sali Berisha?

Sokol Balla: Normaliteti kërkonte që të paraqitesha atje me një delegacion. Kam shkuar me dy nënkrytarët, me nënkryetarin e komisionit të jashtëm dhe zëdhënësen e grupit parlametar.

Sokol Balla: Ka patur debat me amerikanët?

Lulzim Basha: Jo dhe se kuptoj pse duhet të kishte.

Sokol Balla: Do donit që të kishte qenë me ju Berisha? Ndërkohë, Selamin e kishit gjithnjë nëpër takime të ngjashme, pse nuk ishte këtë herë?

Lulzim Basha: Selami ka funksionin e përfaqësuesit të opozitës në OSBE dhe sa herë që ka çështje që preken nga fusha e tij është i pranishëm.

Sokol Balla: Nuk kanë lidhje kritikat e Selamit?

Lulzim Basha: Sigurisht që jo.

Sokol Balla: Dikush mund të thotë që Selami nuk ishte se të bëri kritika?

Lulzim Basha: Do të harxhosh emisionin me spekullime? Nuk kam patur kurrë asnjë vlerësim tjetër për polemikat e shëndosha, përveç atij pozitiv. Nuk kompleksohem nga kush kritikon dhe kush nuk kritikon.

Sokol Balla: Këtu në Top Story keni folur për modelin Basha në PD…

Lulzim Basha: Kjo është pjesë e modelit të ri. Ka patur polemikë me Selamin dhe në fakt ka më pak nga çdo të dëshiroja. Ajo që lexoni në shtyp, në shumicën e rasteve është 50 përqind e vërtetë. Thelbi i asaj që dua të them është që në PD ka vend për shumë më shumë polemikë nga çfarë ndodh aktualisht.

Sokol Balla: Flitet që Berisha ju ka kritikuar në 8 shkurt në takim me Vllahutin dhe Donald Lu për dakortësinë e draftit për Byronë e Hetimit…

Lulzim Basha: Gënjeshtër. Komunikimi i fundit i PD me amerikanët për Byronë është më 23 dhjetor, dy ditë pas Venecias. Pas kësaj nuk dëgjuam asgjë. Më 28 janar i bëra thirrje maxhorancës për reformën në drejtësi dhe për të hedhur poshtë çdo aludim që është PD ajo që bëhet pengesë dhe për këtë zgjodha Byronë Kombëtare të Hetimit, sepse në pikën time kishim një rakordim. E përsërita këtë edhe në javën pasardhëse dhe në 12 ditë nuk pati reagim nga maxhoranca. Të premten në darkë, maxhoranca njoftoi se po takoheshin Rama-Meta dhe pastaj patëm një deklaratë nga Ahmetaj, që maxhoranca kishte rënë dakort të priste opinionin e dytë të Venecias për Byronë. U kujtuan, si duket, që kishin një problem në raport me transparencën ndaj qytetarëve dhe sipas informacioneve, Edi Rama i kërkoi Ylli Mananjit që ta luajmë politikisht këtë çështje dhe solli një draft që nuk reflektonte rakordimin e 23 dhjetorit. E solli këtë në Parlament dhe u ballafaqua me qëndrimin tonë, një draft që nuk përmbushte rekomandimin 90 të Venecias. Jemi dakort që të votojmë draftin që Byroja të jetë nën prokurori dhe askund tjetër.

Sokol Balla: A ka apo jo një draft mes palëve, mes jush dhe Qeverisë?

Lulzim Basha: Ka një rakordim me partnerët tanë amerikanë të datës 23 dhjetor.

Sokol Balla: Drafti thotë drejtori i BHK propozohet nga me ministri e Brendshëm dhe miratohet nga Prokurori?

Lulzim Basha: Ka rënë kjo. Si mund t’i jepet emërimi i ministrit të Brendshëm drejtori i kësaj byroje. Këtij shqetësimi të opozitës, Venecia i dha përgjigje pozitive.

Sokol Balla: Nuk ka gjë të shkruar?

Lulzim Basha: Ka një proces rakordimi që mbaroi më 29 dhjetor, por që u çthur një javë më vonë.

Sokol Balla: Ka një e-maili nga ambasade  amerikane të datës 8 shkurt ku thuhet se kanë marrë dakortësinë e Partisë Demokratike. Përjashtoni që ka një draft të rakorduar midis palëve?

Lulzim Basha: Qëndrimin tim e kam thënë në mbledhjen e grupit dhe Top Channel e ka në e-mail. Është e vërtetë që ka një dakordësim mes PD-së dhe partnerëve tanë, sikurse me ardhjen e rekomandimti të Venecias, ka një rakordim të ri që merr parasysh mos vendosjen e këtij institucioni hetimor të korrupsionit në nivele të larta nën varësinë e vet ministrit të Brendshëm. Nëse shumica thotë që ky është drafti i rakorduar me ne, atëherë i kanë votat dhe ta miratojnë. Por ky është blofi që po luajnë. Edhe sot ka dy mundësi: ose të votojmë projektin që merr parasysh vërejtjet e Venecias së dhjetorit, duke nisur nga kjo e enjte, duke qenë se duam që ta vendosim nën varësinë e Prokurorisë. Ky kapacitet hetimor, duan apo jo shumica, do të jetë nën prokurorët dhe jo nën Polici.

Sokol Balla: Me Berishën keni të njëjtin pozicion me këtë çështje?

Lulzim Basha: Ky është pozicioni zyrtar i PD-së. Pra nën prokurori dhe jo polici.

Sokol Balla: Më erdhi zbardhja e asaj që keni thënë pas takimit me Sekretarin Kerry. Pjesë e paketës së reformës dhe me standardet e Venecias janë dhe masat kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta. Nuk e kuptoj pse nuk po e votoni, duhet vetëm ta miratoni, nëse Komisioni i Reformës mblidhet nesër.

Lulzim Basha: Unë jam gati ta diskutojmë dhe ta miratojmë, duke respektuar rekomandimet e Venecias, veçanërisht rekomandimin 90 të dhjetorit.

Sokol Balla: Tashmë nuk flitet më për Byronë e draftit final të ekspertëve të qeverisë, por ajo përcaktohet si njësi e posaçme hetimore. Është plotësuar dëshira juaj?

Lulzim Basha: Nuk di nëse është plotësuar dëshira jonë, apo është një lojë e shumicës. Për ngritjen e një institucionit të tillë duhet të ketë pavarësi nga qeveria, sepse mund të jetë vet subjekt i hetimit të tij. Partia Demokratike është gati që me rekomandimet e Venecias ta miratojmë që nesër.

Sokol Balla: E keni parë draftin e dytë të qeverisë me ndërhyrjen e ekspertëve tuaj?

Lulzim Basha: Kemi parë draftin për të gjithë Byronë dhe për fat të keq nuk përmbush asgjë nga rekomandimet. U mohua çdo premisë për konsensus, ashtu sikurse dhe këshillat e Komisionit të Venecias.

Sokol Balla: Të flasim për reformën në drejtësi. Po prisni rekomandimet e dyta më 12 mars. Nëse mbështetet drafti i qeverisë kështu siç është, do ta votoni? Do ta besoni verbërisht Venecian?

Lulzim Basha: Nuk ka ndodhur kurrë, që Venecia të shkelë mbi parimet europiane dhe ndërkombëtare mbi një drejtësi eficente dhe të pavarur. Nuk kam dyshimin që do ta bëjnë as këtë herë.

Sokol Balla: Në “oktapodin” e paraqitur prej jush mungon Gjykata e Lartë. Arsyeja është se aty janë ata që janë dhe Presidenti është ky që është, që ju nuk e paragjykoni.

Lulzim Basha: Pse Gjykata Kushtetuese si emërohet, a nuk emërohet dhe propozohet nga Presidenti? Problemi është që aty do të ndryshojnë formulat në të ardhmen, nga miratimi e në vijim. Kemi parë në të kaluarën që kuadro të rëndësishëm të PS-së janë bërë gjykatës, juristë dhe prokurorë. Nuk mund të ndodhë sërish në 2016-n, kur Europa kërkon një drejtësi të reformuar, që drejtësinë ta dorëzojmë në tavën e kryeministrit aktual. Nuk mund t’ia japim. Venecia  thotë se kështu çimentohet kapja nga politika e drejtësisë. Një gjë e tillë nuk është vetëm kundër opozitës, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve, ndaj dhe diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

Sokol Balla: Jeni dakord që këta gjykatës duhet të ndryshojnë?

Lulzim Basha: Jam dakord t’u nënshtrohen vlerësimit të parimeve europiane. Të bësh të gjithë me faj apo pa faj është e njëjta gjë. Ata të korruptuarit duhen larguar dhe sistemi të ruajë ata që nuk janë përfshirë në afera korrupsioni dhe të pasurohet.

Sokol Balla: Jeni dakord me mënyrën sesi ky bllok i reformës në drejtësi përcakton procesin e “vetingut” të gjykatësve dhe prokurorëve? Sitën e imët ku do kalojnë ata?

Lulzim Basha: Jo me draftin e qeverisë. Vlerësimi i integritetit të gjyqtarëve duhet bërë sipas kritereve të certifikuara nga Venecia. Ka çështje të natyrës teknike dhe unë kam një skuadër më të mirën që merret me këtë. Jam pro cdo procesi që është në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare, për t’i dhënë mundësi drejtësi të japë drejtësi dhe jo në përputhje me telefonatat e kryeministrit.

Sokol Balla: Jeni kundër “vetingut” sipas draftit të qeverisë?

Lulzim Basha: Nuk e kam vlerësuar atë draft, por vlerësimet e ekspertëve tanë. Ai nuk është në përputhje me standardet e Venecias dhe për mua kjo është kyçe. Nuk mund t’i përdorim si alibi për të hequr priftin që të vijë hoxha, apo të heqim hoxhën për të ardhur prifti. Askush nuk duhet t’i kontrollojë gjykatësit dhe prokurorët, por duhen larguar ata të korruptuarit. Ndaj kushti kryesor është që prokuroria të mos vendoset nën varësinë e politikës. Unë dua të përsëris sërish kërkesën ndaj Ramës. Të mos i ikë bisedimeve, sepse s’ka votat dhe as legjitimitet, sepse ndryshe mendon Rama, ndryshe Meta, ndryshe ministri i Drejtësisë. Pjesëmarrja e PD-së në reformën në drejtësi është kusht i panegociueshëm. Ne kemi të gjithë të drejtën të themi që nuk bëjmë reformë në drejtësi me Ramën, i cili bllokoi për 3 vite vendimin për statusin kandidat. Por unë nuk kam ndjekur këtë rrugë, sepse nuk është atribut për mua, as shuplakë për Ramën, por për të mirën e qytetarëve. Njeriu që kriminalizoi parlamentin nuk e meriton një gjë të tillë, apo që mbrojti Kokëdhimën, që sipas Kushtetutës duhet të dorëzojë mandatin, por unë i lë vend për të marrë pjesë në bisedime. Megjithatë ta harrjoë se do të kalojë reformë në drejtësi pa PD-në, që parësor ka interesin e qytetarëve dhe jo të partisë sonë.

Sokol Balla: Nëse jemi në kushtet që kryeministri ka kaq shumë pushtet sa të ndikojë në Kushtetuese, do të ishim në situatën e një atentati ndaj Kushtetutës.

Lulzim Basha: Unë nuk kam diskutuar kurrë vendimet e Kushtetueses, por kërkoj zbardhjen e vendimit të marrë prej saj, mbi Kokëdhimën që ka marrë 150 pagesa nga qytetarët në kohën që është me mandat deputeti. Ai konkretisht nuk duhet të jetë më deputet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë dhe duhet të vijë në Parlament, por nuk zbardhet sepse një anëtar me lidhje me Fatmir Xhafën refuzon rregullat kushtetuese mbi zbardhjen e materialit. Kokëdhima dhe Leskaj nuk duhet të ishin më deputetë, sikurse Rakip Suli. Ligji për konfliktin e interesit ndalon fëmijët e deputetëve të marrin një koncesion apo të mira publike. Janë tre raste flagrante dhe kur flasim për plaçkitjen e pasurive të Shqipërisë nga oligarkët, ky është problemi i korrupsionit që përmendi edhe John Kerry. Kemi zbritur drejt nivelit të vendeve më të korruptuara në botë, për të mos thënë më të korruptuarin. Kemi parë rritje taksash por asnjë kthim në interes të qytetarëve me shërbime, sepse këto përfundojnë te deputetët.

Sokol Balla: Keni dorëzuar propozimet për zgjedhjet gjykatësve të Gjykatës Supreme, Kushtetueses dhe asaj të Lartë. Nuk bini dakord mbi mënyrën e zgjedhjes, me 2/3-tat apo me 3/5-tat. Jeni kundër kësaj të fundit dhe kundër “vetingut”, a nuk mendoni se reforma në drejtësi mund të dështojë?

Lulzim Basha: Jo absolutisht jo, kemi thënë që duam ta bëjmë sipas standardeve të Venecias. Rama po bën gjithçka që të mos krijojë kushtet për dialog politik dhe pa këtë nuk gjendet konsensus. Ata nuk i kanë votat për reformën në drejtësi, e megjithatë nuk na ka ftuar për bisedime por ka refuzuar edhe kërkesat e mia për dialog. S’kemi premisa për një proces reformues. Tashmë ai po mbyll vitin e tretë të qeverisjes, ndërsa në Prokurori po bëhen male me dosjet e korrupsionit. Një qeveri që ka një problem kaq të madh me korrupsionin nuk mund të konsiderohet e arrirë. Ende nuk është tharë boja e asaj që shkroi e tha Kerry dhe ky mbron vazhdimisht Kokëdhimën dhe nxjerr sërish Ndokën në Lezhë. Detyra ime në opozitë është bëj gjithçka kam për të mundësuar arritjen e një reforme në drejtësi sipas standardeve të Venecias, dhe pushteti opozitar i fjalës nuk është i paktë.

Sokol Balla: Nganjëherë duket sikur amerikanët ju duan më shumë në krye të PD…

Lulzim Basha: Kryetar të PD nuk më kanë bërë amerikanët, por anëtarët e partisë me parimin një anëtar një votë që unë po e promovoj në çdo strukturë dhe organizatë të partisë. Ka ardhur koha për një demokraci ku individi duhet të marrë peshën në demokraci.

Sokol Balla: Në mars do të vizitoni SHBA…

Lulzim Basha: Po është e vërtetë, përgatitjet kanë nisur para vizitës së Kerryt

Sokol Balla: Folët për reformën në drejtësi me Sekretarin Kerry?

Lulzim Basha: Po, fola dhe SHBA nuk kërkon më shumë se ajo që kërkojmë nel një drejtësi të pavarur nga politika.

Sokol Balla: Në konferencën me Kerry-n, kryeministri Edi Rama tha se brenda marsit do të kalojë reforma në drejtësi dhe u duk se për këtë mori edhe miratimin e Sekretarit të Shtetit, ju a mendoni që reforma do të kalojë në mars?

Lulzim Basha: Rama ka një ves që mundohet të impersionojë fillimisht me pikturat dhe pastaj me premtimet. Edhe me Merkelin tha që në vjeshtë do të kalojë reforma. Unë jam pozitivist si natyre dhe nëse do të ishte në dorën time dhe PD nuk do të kishte asnjë pengesë për të miratuar pa vonesë me kusht që të mos kapet nga politika dhe të reformojë gjyqësorin dhe prokurorinë. Por unë  jam skeptik sepse ai nuk e kalon dot pa PD dhe ai refuzon të hapë dialogun politik me PD për reformën në drejtësi dhe kjo më shtyn të mendoj që nuk e do reformën.

Sokol Balla: Ju mendoni që do të sjellë një draft në shkelje me Kushtetutën që ju ta votoni kundër?

Lulzim Basha: Nuk sjell dot një draft të tillë se ka shumë gurë shenjues, është Venecia. Edi Rama është më i interesuar të sabotojë reformën për të patur drejtësinë aktuale për ta shantazhuar e kërcënuar. 

Sokol Balla: Ju e dini që reforma do të paktën 6 muaj të hyjë në fuqi dhe nëse e vononi atëherë procesi i hapjes së negociatave mund të ngelë pas zgjedhjeve të 2017. Nuk mendoni se po dëmtoni integrimin për të përfituar politikisht?

Lulzim Basha: Për çështje të integrimit kemi thënë që keni dakortësinë tonë, por Edi Rama nuk mund t’i hedhë hi syve Brukselit me një alla reformë në drejtësi. Një nga shqetësimet e Kerry në Tiranë ishte që Shqipëria të mos rrëshqasë në rrugën e korrupsionit.

Sokol Balla: Pse nuk e ngrini Byronë, ashtu si dekriminalizimi. Bini dakort për këtë njeherë dhe pastaj futeni në Kushtetutë si një njësi të posaçme.

Lulzim Basha: Dmth t’i japim Saimir Tahirit njëherë emërimin dhe pastaj ta fusim në Kushtetutë, po ç’u pa këtu.

Sokol Balla: Folët me Sekretarin Kerry për muxhahedinët?

Lulzim Basha: Sigurova Kerryn që Partia Demokratike dje në qeveri, sot në opozitë dhe nesër sërish në qeveri, do të jetë në krah të SHBA. Do të bëjmë gjithçka brenda kapaciteteve tona sepse ky është një detyrim për investimin e madh që SHBA kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ne duhet të japim kontributin tonë.

Sokol Balla: Kontributi që duhet të jepni është që të mos i gënjeni kur jepni premtime të brendshme. Nuk e kam për ju këtë pjesë.

Lulzim Basha: Sigurisht që jo. Dihet gënjeshtari i sprovuar. Nuk i duhet Uashigntonit dhe as Brukselit një Shqipëri që bën sikur është partnere në misione ushtarake, por kufizon lirinë e medias, kap zgjedhjet, institucionet e pavarura, shtyp mediat, shtyp opozitën. Ndaj mesazhi i Kerryt ishte të luftojmë për demokracinë dhe korrupsioni dhe krimi janë një kërcënim i madh për demokracinë.

Marrë me shkurtime nga Top Story

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA