“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të ndalur dhe vënë nën kontroll përhapjen e “Zika”-s në kontinentet amerikane, Kolumbia bën të ditur se, më shumë se 5 mijë gra shtatzëna janë të infektuara me virusin, që transportohet nga mushkonjat.
E thënë ndryshe, bëhet fjalë për një shtatzënë në 6 raste të raportuara në vend. Disa e lidhin “Zika”-n me defektin në lindje të mikrocefalisë dhe po ashtu me një çrregullim të rrallë nervor, të quajtur “Gullain Barre”.
Huan Manuel Santos, Presidenti i Kolumbisë konfirmoi se ka raste të këtij çrregullimi, por nënvizoi se një lidhje nuk është provuar ende shkencërisht.
Në Brazil, në prag të Lojërave Olimpike, Presidentja thotë se Rio de Janeiro do të jetë prioritet për sa i takon përpjekjeve për eliminimin e “Zika”-s. Një fushatë informimi për publikun, ku përfshihet edhe ushtria, ka filluar tashmë.
“Qeveria do të bëjë pjesën e saj bashkë me kryebashkiakët, guvernatorët, zyrtarët e shëndetit publik dhe Forcat e Armatosura. Por, asnjë nga këto aksione nuk do të çojë askund, nëse popullata nuk na mbështet, duke luftuar ‘Zika’-n në thelbin e saj”, tha Presidentja braziliane, Dilma Roussef.
Ka shqetësime në rritje mes zyrtarëve të shëndetit, në prag të Lojërave Olimpike. Komiteti olimpik amerikan ka thënë se, atletët dhe stafi janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe po mendojnë mosmarrjen pjesë në këto lojëra.
Top Channel