“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate
Gjykatësi i Gjykatës Supreme amerikane, Antonin Scalia, një prej më konservatorëve, është ndarë nga jeta. Vdekja e tij mund të ndryshojë balancat e pushtetit në Gjykatën e Lartë amerikane dhe t’i lejojë Presidentit Barack Obama, të shtojë një gjykatës të pestë liberal në përbërjen e saj.
Shumica konservatore e gjykatës, 5 me 4, kohët e fundit ka bërë që të ngecin në vend përpjekjet e administratës “Obama” në fushën e ndryshimeve klimatike dhe emigracionit. Gjykatësi Scalia, 79 vjeç, u zgjodh anëtar i Gjykatës Supreme nga Presidenti Ronald Reagan, në 1986-n.
Ai u nda nga jeta teksa ishte në gjumë, të shtunën, gjatë një udhëtimi në Teksasin perëndimor ku do të shkonte për gjueti.
“Për thuajse 30 vite, gjykatësi Scalia ishte një prani jetike në gjykatë”, tha Presidenti Obama, duke e quajtur atë një mendimtar të jashtëzakonshëm të drejtësisë, me një inteligjencë të spikatur. Presidenti shtoi se, ai do të zgjedhë zëvendësuesin e tij në kohën e duhur, pavarësisht apeleve të republikanëve për të pritur deri sa të zgjidhet presidenti i ardhshëm.
“Do të ketë kohë të mjaftueshme për mua për ta bërë këtë, por dhe për Senatin gjithashtu”, tha Obama.
“Ai ishte një individ dhe një jurist i jashtëzakonshëm, i admiruar dhe vlerësuar nga kolegët”, deklaroi ndërkohë, në një deklaratë për shtyp, shefi i Drejtësisë John Roberts. “Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për gjykatën dhe për vendin, të cilit ai i shërbeu me shumë besnikëri”, vijoi ai.
I lindur në 1936-n në Trenton, Nju Xhersi, gjykatësi Scalia ishte i pari italo-amerikan që shërbeu në Gjykatën e Lartë. Ai ishte një nga elementët më të spikatur të “origjinalizmit”, një filozofi ligjore që beson se Kushtetuta amerikane ka një domethënie të caktuar dhe se nuk ndryshon gjatë kohës.
Gjatë karrierës së tij, gjykatësi ka qenë një kundërshtar i zëshëm i abortit dhe të drejtave të homoseksualëve, duke dhënë shpesh opinione të diskutuara. Ai ka mbrojtur kryesisht interesat e biznesit dhe ka qenë një avokat i fuqishëm i dënimit me vdekje, por shpesh ka pasur mendim të kundërt me kolegët e tij konservatorë, për sa i takon fjalës së lirë.
Top Channel