Rama: Reforma në mars; krah SHBA-ve në operacionet ushtarake

14/02/2016 00:00

Në deklaratën e tij pas takimit me Sekretarin e Shtetit, kryeministri Rama lidhur me reformën në drejtësi, tha se ka të gjithë mbështetjen amerikane, duke theksuar se beson që kjo reformë do të mbyllet brenda muajit mars.

Edi Rama përmendi investimin amerikan në Kosovë duke quajtur Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara si dy aleatët më të fortë të shtetit më të ri në Europë.

Rama premtoi vazhdimin e rolit lider në rajon kundër modeleve ekstremiste.

“Ishte kënaqësi, por dhe krenari për mua sot, që ta informoja nga afër Sekretarin e Shtetit për përpjekjen e vështirë, por edhe shumë shpresëdhënëse, në frontin e gjerë të reformave modernizuese. Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. Një reformë kyç për qëndrueshmërinë edhe rezultatet e çdo reforme tjetër dhe ecurinë në çdo fushë tjetër. U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme, që nga dita e parë e fillimit të përpjekjeve, si dhe konkretisht për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë, krah për krah me ekspertët europianë dhe shqiptarë, në ekipin teknik  të reformës. Objektivi ynë i përbashkët, edhe për shkak të implikimeve të drejtpërdrejta që ecuria e reformës ka në procesin e integrimit europian, është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”, u shpreh kryeministri Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta