“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno përballet me një situatë të vështirë rreziku: Mos më prek damarin se nuk të… Ndonëse të dashuruarit thonë se nuk kanë nevojë për një datë të caktuar për të shprehur ndjenjat që kanë, data 14 shkurt simbolizon pikërisht ditën e tyre. Por si lindi festa që sot ka pushtuar botën?
Në fakt, ajo nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria.
Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, ata e kundërshtuan këtë fakt, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Ndaj, perandori Klaudio anuloi të gjitha kurorat martesore apo fejesat e kohës. E ndërsa Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke.
Tashmë ajo njihet si festë e cila nuk i përket një besimi të caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarëve janë të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti është industri më vete, që gjeneron 14.7 miliardë dollarë. Tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti.
Dhuratat e Shën Valentinit nisin nga më simboliket si letra apo lule, deri tek udhëtimet luksoze apo unazat me diamantë.
Top Channel