Afrika Qendrore, voton për paqen dhe demokracinë

14/02/2016 00:00

Republika e Afrikës Qendrore voton të dielën në zgjedhjet që konsiderohen si një hap thelbësor drejt rikthimit të rendit demokratik dhe dhënien fund të viteve të tëra dhunë, që e kanë lënë vendin e varfër të ndarë përgjatë linjave fetare.

Dy ish-kryeministra, Faustin-Archange Touadera dhe Anicet-Georges Dologuele, po garojnë për postin e presidentit në balotazh, ndërsa autoritetet përpiqen të çojnë deri në fund një raund të parë të zgjedhjeve legjislative që u anuluan më herët për parregullsi.

Republika e Afrikës Qendrore, një nga vendet më të pastabilizuara të botës, u zhyt në krizën më të rëndë në historinë e saj në fillim të 2013, kur luftëtarët myslimanë seleka rrëzuan presidentin Fransua Bozize.

Milicitë e krishtere reaguan ndaj abuzimeve të Selekas, duke sulmuar minoritetin mysliman. Mijëra vetë humbën jetën në gjakderdhje dhe një në pesë afrikano-qendror është zhvendosur, brenda ose jashtë vendit.

Pjesëmarrja prej rreth 80 për qindësh në botime, në raundin e parë, në dhjetor, u pa gjerësisht si një refuzim i dhunës nga ana e popullit, që ka lënë veri lindjen nën kontrollin e rebelëve myslimanë, ndërsa jugperëndimin në duart e militantëve të krishterë. Por, pavarësisht se zgjedhjet duhet të rikthejnë demokracinë pas tre vitesh administrimi aspak popullor, vëzhguesit paralajmërojnë se nuk duhet pritur shumë.

Kushdo që do të fitojë presidencën, do të përballet me detyrën e vështirë të shtrirjes së autoritetit të shtetit jashtë kryeqytetit, rindërtimit të ushtrisë, kthimin në jetë të një ekonomie në agoni dhe kthimin e sigurisë në një vend të mbushur me armë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta