PS, 700 anëtarësime të reja në Fier

13/02/2016 19:05

Objektivi për dyfishimin e numrit të anëtarësisë së Partisë Socialiste deri në Kongresin e 19 marsit është drejt realizimit në disa prej qyteteve të mëdha të vendit.

Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të PS, sipas të cilit, pas Tiranës, Durrësit e Beratit, edhe Fieri ka mirëpritur këtë të shtunë plot 700 anëtarë të rinj në familjen socialiste.

“Kryeministri Edi Rama, së bashku me deputetët Blendi Klosi dhe Gramoz Ruçi u kanë shpërndarë 50 kartat e para anëtarëve të rinj në qytetin e Fierit”, thuhet në njoftim.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, vijon dokumenti, spikatën arsyet për të cilat ata zgjodhën të bëheshin pjesë e Partisë Socialiste të Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA